Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, shënoi këtë fundjavë fitoren e 9-të në karrierën e tij në boksin profesionist.
Në një video të postuar në rrjete sociale, Bakaj tregon dhe momentin kur pati një polemikë përpara ndeshjes me boksierin hungarez Istvan Kiss, i cili për ta nervozuar sportisrtin shqiptar nga fyti dhe e ofendoi nga origjina e tij shqiptare.
Por duket se ky gjest e motivoi edhe më shumë boksierin shqiptar, i cili arriti ta mposhte me “knockout” kundërshtarin e tij të radhës në ndeshjen e zhvilluar në Bochum të Gjermanisë.
Pas fitores, boksieri shqiptar zgjodhi të festonte me plis në kokë, teksa në pjesën e majtë të gjoksit ka tatuzah shqiponjën dykrenare.
“Luftova fortë për të fituar zemrat e gjithë patriotëve shqiptarë. Kjo më bën të jem i pa mposhtur”, shkruan Bakaj në rrjete sociale.