Një e moshuar në qytetin e Korçës ka bërë denoncim në Polici se një person i paidentifikuar i ka hyrë në banesë dhe e kanë grabitur.
Ajo pretendon se grabitësi i ka hapur derën kryesore dhe ka hyrë brenda duke vjedhur kursimet dhe pensionin.
Ende nuk dihet shuma e vjedhur ndërkohë që policia mësohet të ketë kqyrur kamerat e bizneseve përreth banesës, pasi shtëpia ndodhet në afërsi të bulevard “Republika”.
Mësohet paraprakisht që autori ka qenë i vetëm dhe policia është në kërkim të tij, por nuk jepen detaje nëse është identifikuar apo jo.