Një 18-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti me skuter, të cilin e kishte marrë dhuratë një muaj më parë, për ditëlindje.
Sipas medieve italiane, Matilda Agnesi kishte shkuar të vizitonte dajat e saj në Comezzano-Cizzago. Duke u kthyer për në shtëpi, ajo ka humbur kontrollin e skuterit duke përfunduar në një kanal.
Ndërhyrja e ekipeve të emergjencës ishte e kotë, pasi vajza kishte ndërruar jetë në vend.
18-vjeçarja jetonte në Trenzano (Brescia) dhe babai i saj është pronar i një restoranti.
“Një tragjedi e madhe për komunitetin tonë”, thotë kryetari i bashkisë së Trenzano, Italo Spalenza.