E mitura tentohet të rrëmbehet me forcë nga makina e të atit, gjyqtarja Majlinda Dogga refuzon urdhrin e mbrojtjes

Një ngjarje e tepër e rëndë është shënuar pak ditë më parë në kryeqytet, pasi një vajzë është tentuar të rrëmbehet nga duart e babait të saj.

Qytetarit Aldor N. i është bërë pritë nga familjarët e ish-bashkëshortes së tij, të cilët kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën nga dritarja e makinës. Ka qenë tezja e vajzës, shtetasja me inicialet Dea K., e cila siç shihet dhe në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, në momentin që makina e zotërisë në fjalë ka qendruar në hyrjen e garazhit, rrëmben vajzën nga sedilja e pasme dhe tenton të largohet.

Plani ka qenë i mirëmenduar, pasi “BMW”-së i është bllokuar rruga nga pas dhe zonja në fjalë, e ndihmuar dhe nga dikush tjetër, do kishte ikur bashkë me fëmijën, nëse nuk do kishte reaguar në kohë zotëria, i cili ka arritur ta rikthejë në automjet vajzën.

Pas ngjarjes, Aldor N., i është drejtuar gjykatës, ku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi sipas tij, ndihet i kërcënuar nga familjarët e ish-bashkëshortes. Ai ka paraqitur si provë edhe videon në fjalë, por gjyqtarja Majlinda Dogga ka mbyllur sytë para pamjeve dhe e ka rrëzuar kërkesën e tij me një vendim skandaloz të marrë ditën e sotme.

“Sot që është 1 qershori bëhet thirrje për më shumë mbrojtje për fëmijët. Sot të gjithë janë sensibilizuar për t’u bërë bashkë për të vegjlit, mirëpo e vetmja që ka bërë të kundërtën është Majlinda Dogga. Sot që kjo gjyqtare duhej të merrte një vendim pro mbrojtjes së fëmijëve, ka bërë të kundërtën.”

Por duket se kjo gjyqtare e ka të rrugës një veprim të tillë. Për fajin e saj, në vitin 2017 u vra gjyqtarja Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj. Ishte Majlinda Dogga, e cila pushoi çështjen e urdhër-mbrojtjes më datë 7 prill të vitit 2015, pasi vetë Hafizi nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore. Hafizi e kishte bërë kërkesën për urdhër-mbrojtje që më 24 mars dhe gjyqtarja e shqyrton pas gati dy javësh dhe e mbylli rastin duke sjellë më pas dhe vrasjen e saj.

Por, si duket, kjo gjyqtare nuk merrka mësim nga gabimet e së shkuarës. Një jetë u mor për shkak të mungesës së urdhrit të mbrojtjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me një fëmijë. Sot ajo vajzë duhej të festonte 1 qershorin si shumë fëmijë të tjerë, por është rrezikuar. Fëmijët nuk mund të vuajnë pasojat e një sistemi të tillë. Shteti duhet të veprojë me ligje dhe rregulla. Nuk mund të ndodhë në vitin 2024, që të tentohet të merret me forcë një fëmijë dhe gjyqtares i duket normale.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se gjyqtarja Dogga e ka kaluar vettingun me shumë pikëpyetje. KPK verifikoi transaksionet dhe burimet për blerjen e një automjeti në vitin 2008 nga vajza e saj për çmimin 3000 euro. Si burime krijimi të kësaj pasurie, vajza e gjyqtares Dogga ka deklaruar kursimet familjare.

Nga hetimi ka rezultuar se pala shitëse, shtetasja E.S., e kishte blerë këtë makinë një vit më parë me kilometrazh ‘zero’, kundrejt çmimit 1 milion e 350 mijë lekë.

Nisur nga ky konstatim, KPK ka hetuar për trajtim preferencial të vajzës së subjektit në këtë transaksion.

Nga verifikimet e KPK ka rezultuar se Dogga ka gjykuar një çështje ku palë ka qenë babai i shitëses së mjetit, të cilit i është pranuar një kërkesë padi për përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe kthimin e një huaje.

Komisioni konstatoi se vendimmarrja e Shkallës së Parë është lënë në fuqi edhe nga Apeli, si dhe është rrëzuar rekursi i palës së paditur. Duke vlerësuar se amortizimi i mjetit për një vit ka qenë i ulët, si dhe nisur nga shitja për një çmim disa herë më të lirë, Komisioni ngriti dyshime se çmimi 300 mijë lekë nuk është ai që është paguar për mjetin.

Por kjo çështje më pas kaloi në heshtje dhe gjyqtarja u konfirmua. Mirëpo duket se tani po përdoret ajo shprehja “kalova lumin, të dhje*sha kalin”. Si shumë të tjerë që kanë kaluar vettingun, nuk pyesin më për ligje. Edhe gjyqtarja Dogga nuk arrin të shohë me zë e figurë se si rrezikohet një vajzë, por sërish ka refuzuar urdhrin e mbrojtjes.
96808f1a-0d64-4f1c-800f-0f7983165d18

Të Fundit