“E kam bërë me këto duar, jam artist serioz”, Rama zbulon dhuratën për Erdoganin

Një ditë pas vizitës së Presidentit turk Erdogan në vendin tonë, kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video që tregon momentet kur presidenti turk dhe kreu i qeverisë shqiptare shkëmbejnë dhurata me njëri-tjetrin.

Rama i ka dhuruar Erdogan një vazo të cilën e ka bërë vetë. Në video ai thotë: “E kam bërë vetë me këto 2 duar, jam artist serioz unë. Duhet të shkojë në shtëpi kjo vazo, sepse kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim sesa ju.”

Ndërkohë Erdogan përgjigjet se do ta vendosi në vendin më të mirë në shtëpi.

“Do ta vendos në vendin më të mirë në shtëpi”, thotë Erdogan i cili nga ana e tij i dhuron Ramës një vazo tradicionale turke. “Punë dore nga Sarajet e Beshiktashit, është prodhim i ynë, i Turqisë”, tha Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë në Shqipëri. Ai fillimisht u ndal në Laç ku u dorëzuan 522 banesa banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Më pas mbajti një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama në kryeministri, një fjalë përshëndetëse në Kuvendin Shqiptar si dhe inauguroi xhaminë e Et’hem Beut në kryeqytet.

Të Fundit