E kafshoi gjarpri ndërsa ecte në mal, emigranti transportohet në spitalin e Korçës

Një ngjarje është regjistruar në fshatin Trestenik të bashkisë Devoll, ku një emigrant i paligjshëm dyshohet se është pickuar nga gjarpri.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë një banor i këtij fshati që ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur 2 emigrantë në fshat, ku njëri prej tyre ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes. Të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Bilishtit, ndërsa na konfirmohet se njëri prej tyre është pickuar nga gjarpri gjatë ecjes mes malit, itinerar që e ndjekin shpesh emigrantët për të shkuar drejt Tiranës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Korçës për mjekim më të specializuar.

Të Fundit