E godasin me thikë ne bark për xhelozi, por drejtësia fle – prindërit shpërthejnë në akuza!

Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar në Sarandë u godit tre herë me thikë në bark nga dy adoleshentë, Kejsi Cora dhe Alisian Baba, pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjecari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë, pasi më 22 mars ata kishin goditur të riun më sende të forta, por ai nuk e kishte treguar kete ngjarje nga frika as te prinderit e tij.

Prindërit e viktimës akuzojnë autoritetet për mosmarrje masash, duke theksuar se Alisian Baba nuk është proceduar, ndërsa Kejsi Cora u la i lirë me detyrim paraqitje. Ata pretendojnë se prokuroria dhe gjykata nuk kanë mbledhur provat e duhura dhe se dy adoleshentët janë lënë të lirë pa u ndëshkuar. Stop ka ndërhyrë për të siguruar provat e kamerave të sigurisë që tregojnë sulmet.

Të Fundit