E gjeti në oborrin e banesës me nënën e tij, 24-vjeçari plagos me thikë 53-vjeçarin në Yzberisht

Një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit, pasi është qëlluar nga një 24-vjeçar.

Policia thotë se sherri ka nisur për motive të dobëta, dhe se autori i ngjarje është identifikuar tashmë dhe është shpallur në kërkim. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, 24-vjeçari është identifikuar si Aleksi P.. Ai ka qëlluar me thikë 53-vjeçarin në gjaknxehtësi e sipër, pasi e ka parë me nënën e tij në oborrin e banesës.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit