Javën e kaluar transmetuam një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Barbullinjë të Lushnjes.63 vjecari Luan Topi dyshohet, se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi ndryshe dhe 24 vjecarja është sot 2 muajshe shtatzënë. Pasi foli me vajzën, e ëma tha, se komshiu i tyre, Luan Topi, e ka gënjyer atë, duke e futur në furgonin e tij të bardhë.I biri i Luanit i ofroi mamasë së vajzës 1 milionë lekë për të mbyllur gojën, por ajo nuk pranoi dhe e denoncoi në polici.Pas emisionit, prokurori i Fierit, që ka cështjen, kërkoi masën e arrestit me burg për të dyshuarin Topi dhe gjykata e Fierit pranoi kërkesën e prokurorit.
Nga ana tjetër, Shërbimi Social Rajonal Fier, ka bërë procedurat në familjen e vajzës për asistencë psikologjike dhe pajisjen me kartelë të shëndëtit mendor për 24 vjecaren.Asaj do t’i lidhet kempi. Prokuroria e Fierit ngriti sot edhe një grup ekspertësh, pasi vajza do të kryejë abort. Tashmë i mbetet Mjeksisë Ligjore, që të bëjë analizën e ADN-së, për të kuptuar, nëse i dyshuari kryesor Luan Topi ka abuzuar me 24 vjecaren me probleme të shëndetit mendor.
- +355 67 220 8888
- [email protected]