Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në redaksinë tonë trokiti Teuta Gjolena.Pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit, familja e saj iu drejtua Kadastrës, që të bëhej njohja e tyre si trashëgimtarë, pasi nuk kishin një dokument pronësie.Shtëpia ishte banuar, që nga vitet ‘80. Gjykata e Beratit e më pas ajo e Apelit Vlorë, urdhëruan bashkinë e Kucovës dhe Kadastrën e Kucovës, që të njihnin 5 trashëgimtarët si pronarë të një apartamenti 2+1 në fshatin Perondi.Kadastra u shpreh, se nuk mund të bëhet regjistrimi, sepse bashkia, si palë e paditur, nuk është pronare e kësaj banese.Ndërkohë në regjistrat e kadastrës ne pamë emrin e kryefamiljarit të ndjerë.Këto banesa janë përftuar nga ish-ndërmarrjet e aviacionit para shumë viteve.Pas kaq mujash qytetarja Teuta Gjolena tregon, se i ka ardhur sërish përgjigje refuzuese nga ana e kadastrës së Kucovës.“Stop” dhe qytetarja i ridrejtohen Kadastrës qendrore me shkresa zyrtare, në mënyrë që të rishohin vendimin e refuzimit të regjistrimit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]