Jemi në Divjakë, pasi familjarët e një 37 vjecari me aftësi ndryshe, pretendojnë, se ky i fundit është abuzuar seksualisht nga një 48 vjecar, fshatar i zonës, afër një kanali vaditës në fshatin Bishcukas. Familjarët dhe vetë viktima e abuzimit të pretenduar, shprehen, se 37 vjecari është hedhur brenda në kanalin, që kishte marrë flakë. Për fat 37 vjecari i djegur rëndë, u shpëtua nga një fshatar i zonës, por gjymtyrët e tij janë karbonizuar.Policia e Divjakës fillimisht e regjistroi ngjarjen e 3 shtatorit 2024, si një zjarrvënie,por një ditë më pas dolën pretendimet e tjera.Dëshmitarë të ndryshëm u kanë thënë familjarëve të të abuzuarit, se ky i fundit kishte qenë në shoqërinë e një bujku 48 vjecar të zonës. Të dy janë takuar në një lokal, ku kanë konsumuar alkool dhe më pas kanë dalë vec e vec, për t’u takuar në fillim të autostradës, prej nga kanë ikur të dy me motorr. Sipas dëshmisë së 37 vjecarit, ata kanë shkuar afër kanalit, ku bashkëfshatari ka kryer marrëdhënie seksuale me të riun e më pas e ka shtyrë brenda kanalit të Bicukës, që ishte në flakë.Vetë i akuzuari pranon, se ditën e incidentit, kanë qenë bashkë me viktimën, por mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale e ta ketë hedhur në kanal.Puna e dobët e komisariatit të Divjakës, ngre shumë dyshime për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Dëshmia e 37 vjecarit nuk është marrë në prezencë të një psikologu apo psikiatri. Personat, që kanë dijeni nuk janë pyetur e po ashtu nuk janë marrë kamerat e bizneseve të zonës. Vetë viktima është kqyrur nga mjekët ligjorë dy javë pas ngjarjes, kur gjurmët e aktit mund të shuhen.
- +355 67 220 8888
- [email protected]