Donald Trump sapo ka postuar një postim në rrjetet sociale. Ku shprehet se SHBA e di se ku ndodhet Udhëheqësi Suprem i Iranit, por “për momentin” nuk ka si synim vrasjen e tij.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje, Ne nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin”.
Trump shkruan gjithashtu se SHBA-së po i shteron durimi me konfliktin Iran-Izrael dhe kërkon që të ndalohen sulmet me raketa ndaj civilëve ose ushtarëve amerikanë.
“Por ne nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po shteron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”