Si sot dy vite më parë, Erion Braçe u emërua nga kryeministri Rama në postin e zv.kryeministrit. Pikërisht këtë ditë të veçantë për karrierën e tij politike, zv.kryeministri Erion Braçe e ka kujtuar vet përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa shkruan se këtë punë e bën me zemër si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige, Braçe shprehet se shpreson që të mos ketë zhgënjyer askënd me punë e tij, ndërsa falenderon ata që e kanë mbështetur.
“28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd! Një gjë dua tua them; Vijoj ta konsideroj punë e jo karrige dhe, ta bej me zemër si ditën e parë! Faleminderit shumë kujtdo”, shkruan Braçe.
Në Asamblenë Kombëtare të PS-së në 2018, ky njoftim u prit me ovacione të gëzueshëm nga salla, ndërsa vetë Rama e konsideroi atë si një nga personat e duhur për të mbajtur këtë post.