Imane Khelif ishte një nga emrat më të përfolur të Lojërave Olimpike të mbajtura në Paris.
Boksierja algeriane u vu në qendër të sulmeve, pas akuzave se ajo në fakt ishte mashkull e transformuar në femër dhe që garonte në kategorinë e femrave.
Megjithatë, si komiteti olimpik dhe vetë boksierja i hodhën poshtë akuzat. Ajo arriti të realizonte ëndrrën e saj duke fituar medaljen e artë.
Ajo madje ka njoftuar se do të ndërrmarë masa ligjore ndaj atyre që e akuzuan, përfshi Elon Musk dhe shrkimtaren JK Rowling.
Khelif, tashmë që ka lënë mënjanë dorezat e boksit, është rikthyer e transformuar.
Ajo shihet me pamje të re, teksa ka rregulluar flokët dhe ka bërë make-up, si pjesë e një reklame.