Dyshonte për tradhtinë e gruas, 45-vjeçari shqiptar vret dhe të bijën në Itali

Mbrëmjen e djeshme, shqiptari Taulant Malaj ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një shtetas italian të identifikuar si Massimo De Santis.

45-vjeçari punon si bukëpjekës dhe në momentin e krimit ka tentuar të vrasë gruan të cilën dyshonte se e tradhëtonte. E mitura ka ndërhyrë për të mbrojtur të ëmën dhe për fat të keq s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditja me thikë.

Në momentin e ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e vrasësit të dyshuar, ndërkohë që tani ajo është e shtruar në spitalin e Foggia.

Massimo De Santis është italiani që Malaj dyshonte se ishte personi me të cilin e shoqja e tradhëtonte.

Tashmë 45-vjeçari është arrestuar.

Të Fundit