Çështja e vdekjes së tre fëmijëve në Patras është vënë para drejtësisë pas ndjekjes penale dhe arrestimit të nënës 33-vjeçares Roula Pispirigou. Gruaja e arrestuar për vdekjen e vajzës 9-vjeçare Georgina ndodhet është duke dëshmuar në polici pa avokatin e saj Apostolos Lytras.
Mediat në vend raportojnë se marrja në pyetje mund të zgjasë gjithë natën.
“Pas 10 orësh marrje në pyetje, ajo do të rrëfejë për dy fëmijët e tjerë,” kanë deklaruar autoritet në vend
“Me shumë mundësi ajo nuk do të pranojë asgjë, por nga sa mund të vlerësohet, nëse do të pyetet për 8-10 orë, ajo jo vetëm do të rrëfejë se ku e gjeti ketaminën por edhe se si i vrau dy fëmijët e tjerë sepse jemi të bindur që edhe në vrasjen e dy fëmijëve të tjerë ka gisht…”
Nesër 33-vjeçarja pritet të dërgohet në Prokurorinë e Athinës.
Ndaj vajzës 9-vjeçares janë kryer 9 tentativa për vrasje
Me ndihmën e mjekëve dhe analizave të kryera është konstatuar se vajza e vogël kishte përqendrim të lartë të ketaminës në gjak.
Më konkretisht, në trupin e fëmijës sasitë e ketaminës ishin 6 mg për litër gjak. Vlen të përmendet se ketamina zhduket nga organizmat e gjallë në rreth një orë e gjysmë pas marrjes, që ndoshta do të thotë se personi që ia ka dhënë fëmijës e ka ditur këtë informacion
Ketamina shkakton konvulsione. Vajza ka kaluar nëntë episode të tilla për shkak të marrjes së medikamentit. Pra, ndaj 9-vjeçares Georgina ka mundësi të jenë kryer nëntë tentativa vrasjeje.
Ketamina u zbulua në trupin e Georgina-s tre javë më parë. Lënda u zbulua në Laboratorin e Athinës dhe vlerësimi sasior u krye në Laboratorin e Toksikologjisë të Selanikut. Një seri verifikimesh të cilat dhanë një rezultat me siguri absolute.
Në shkallën sasiore të laboratorëve në atë që ka të bëjë me administrimin që ka tre faza. Doza terapeutike, toksike dhe vdekjeprurëse. Në këtë rast, doza e marrë nga vogëlushja bie në shkallën vdekjeprurëse pasi është 100% shkak i vdekjes së saj.
Për sa i përket mënyrës së administrimit, deri më tani ka tre mundësi, pa dalë nga ekspertët në një përfundim të sigurt. Ose në mënyrë intravenoze, ose përmes hundës ose në mënyrë intramuskulare.