Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje tronditëse e shënuar në Gramsh, ku u arrestua një 36-vjeçar pasi ka dhunuar motrën dhe më pas dyshohet se e ka përdhunuar.
Ajo që e bën edhe më tronditëse këtë ngjarje është deklarata e 33-vjeçares para uniformave të policisë. Ajo ka treguar se nuk është hera e parë që vëllai kryen marrëdhënie me të dhe se nga incesti, ka edhe një fëmijë.
Motër e vëlla do i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore për të konfirmuar nëse vajza është abuzuar apo jo.
Nëse rezulton se 33-vjeçarja është përdhunuar, atëherë do të kërkohet edhe një test ADN për fëmijën.
“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia më herët.