Komisariati i Kamzës ka referuar në Prokurori hetime shtesë për 46-vjeçarin Jetmir Llanaj, i cili akuzohet se ka përndjekur gjatë muajit korrik një 16-vjeçare
.Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori për 16-vjeçaren, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin.
Llanaj aktualisht ndodhet në burg që prej 6 marsit, pasi u arrestua nga Policia e Lezhës.
Jetmir Llanaj, akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznesi.
Sipas policisë, Llanaj përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë, të cilët i dërgonte te bizneset, duke përcjellë mesazhet e tij të kërcënimeve për përfitim pasuror të padrejtë.
Policia bëri me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.