Një 13-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht në Mallakastër.
Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është një 60-vjeçar, i cili është është arrestuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.