Dyshohet se krijuan organizatë kriminale në fushën e narkotikëve, ja akuzat për 4 shefat e Krimeve

Një operacion është në zhvillim me urdhër të SPAK dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku po merren masa sigurie për disa punonjës të Policisë që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe janë të përfshirë në aktivitete korruptive. Ky aksion është bazuar në përgjime dhe komunikime në Sky Ecc, të zbërthyera nga Prokurorët e Posaçëm.

Në këtë operacion është përfshirë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Kontrolle janë zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Sarandën dhe Gjirokastrën. Deri tani janë lëshuar rreth 10 masa sigurie nga Gjykata e Posaçme, me urdhër të SPAK.

Policë të arrestuar nga AMP:

1)-Shkëlzen Ruska me detyrë shef Krimesh në Himarë,

Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

2)-Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje,

Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

3-Erdit Hazizaj i shpallur në kërkim. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.

Në kërkim me masë sigurie “arrest në burg”:

Elvis Dervishi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë,

Akuzat: trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Të Fundit