Dyshohej se abuzonte me një 16-vjeçare, shpallet i pafajshëm mjeku Dervish Hasi

Është liruar nga burgu mjeku Dervish Hasi, i arrestuar më 18 Janarit të këtij viti dhe i akuzuar për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.

Ai akuzohej se abuzonte seksualisht prej dy vitesh me një vajzë 16-vjeçare, ku dyshohej se ai e kishte manipuluar të miturën me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt, pasi ai ka dhe tre partnere të tjera.

Dervish Hasi ka pretenduar para grupit të hetimit se çdo marrëdhënie ka qenë me konsensus, teksa ata e konsideronin njëri- tjetrin si të martuar me hoxhë.

Lirimin e Dervish Hasit e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Roland Islami, i cili ka deklaruar se klienti i tij ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, mjeku është shpallur i pafajshëm për vperat penale për të cilat akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë.” – ka deklaruar për media Roland Islami, avokati i mjekut Dervish Hasi.

Të Fundit