Grisilda Malecaj, një qytetare nga Lezha tregon, se nuk mundet të regjistrojë pronën e babait, që e ka fituar me AMTP në vitin 1996. Për shkak, se nuk gjendet AMTP origjinale, Kadastra nuk e regjistron. Qytetarja dyshon, se amtp origjinale e kësaj prone është zhdukur në zyrat e institucioneve, ndaj i është drejtuar edhe prokurorisë, e cila nuk e ka nisur procedimin, pasi e konsideron një problem administrativ. Për këtë rast është marrë në pyetje edhe ish-drejtuesi i kadastrës së Lezhës, i cili ka shpjeguar, se amtp-të si të rregullta dhe ato të parregullta, janë marrë në dorëzim nga ish-ZRPP që para 20 viteve.Megjithëse në tërësi instiucionet vendore janë shprehur mbi vërtetësinë e kësaj prone, nuk dihet, se pse Kadastra nuk ka lëshuar dublikatë dhe më pas ta certifikojë këtë pronë.
