Dyfishohen kërkesat për prodhimin e kastravecit, shkak trendi në TikTok

Supermarketet islandeze kanë mbetur në sasi të pakta me turshi, pasi një trend viral i TikTok ndikoi në një rritje të paprecedentë të kërkesës për tranguj.

Kjo vjen pasi influencer-at e mediave sociale në vendin e vogël nordik filluan të shpërndanin një recetë sallate me tranguj të grirë, vaj susami, hudhër, uthull orizi dhe vaj speci djegës.

Receta ka qenë aq e suksesshme sa fermerët në vend nuk kanë qenë në gjendje të vazhdojnë me ritmin e duhur të prodhimit , tha shoqata e fermerëve të Islandës – Kompania e Shitjeve të Hortikulturistëve (SFG).

Ndërsa një zinxhir supermarketesh – Hagkaup – vuri në dyshim lidhjen midis kërkesës dhe trendit, ai pranoi se blerjet e kastravecit ishin dyfishuar.

“Kjo është hera e parë që ne kemi përjetuar diçka të tillë,” tha drejtoresha e Amrketingut të SFG, duke shtuar se po të bëhej popullor trendi TikTok në fillim të verës, “kur prodhimi [kastraveci] ishte në shpërthim të plotë” dhe mungesa nuk do të kishte qenë e dukshme.

Fermerët në Islandë, ishulli që ka një popullsi prej 393,600 banorësh, prodhojnë rreth gjashtë milionë tranguj, tha drejtoresha e marketingut.

Ata krenohen me vëllimin e mallrave të freskëta që mund të prodhojë vendi, pavarësisht nga kushtet shpeshherë ekstreme të motit.

Të Fundit