Partia Demokratike përveç se me dy grupime tashmë është edhe me dy seli të ndryshme.
Së fundmi, grupimi i Enkelejd Alibeajt kanë marrë ambiente të reja për të vendosur zyrat e tyre, teksa është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike.
Mësohet se selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë se KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD, referuar vendimit të sotëm të KQZ-së.