Në kryeqytet vazhdojnë të ndodhin aksidente me përfshirje të skuterave elektrikë, të cilët në shumicën e rasteve drejtohen nga minorenë.
I radhës ishte një aksident ku një automjet, i drejtuar nga 18-vjeçari O.GJ., ka përplasur një skuter elektrik në të cilin po udhëtonin dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se ka arrestuar 18-vjeçarin dhe po heton rrethanat e aksidentit ndërsa bën me dije se i riu po e drejtonte mjetin pa leje.