Dy aksidente kanë ndodhur pak më parë në Elbasan. Njëri në fshatin Shalës ,ku paraprakisht dyshohet se një makinë është përplasur me një motor e si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, rreth 35 vjeç. Sipas informacioneve shoferi është larguar nga vendngjarja.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Grekan, ku një makinë ka përplasur një të moshuar e cila është dërguar në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.