Durrës/ Tentuan të vidhnin shkollën 9- vjeçare, arrestohen 3 adoleshentet. – Stop
Të Gjitha

Durrës/ Tentuan të vidhnin shkollën 9- vjeçare, arrestohen 3 adoleshentet.

Tre adoleshentë janë arrestuar pasi tentuan të vidhnin  një shkollë 9- vjeçare në Durrës. Ata kishin hyrë në ambientet e shkollës për të vjedhur bazën logjistike por u arresuan.

Më pas atyre ju zbuluan edhe 4 ngjarje të tjera gjatë marsit dhe fillim- prillit. Tre personat përkatësisht të moshave 17 dhe 15 vjeçare kishin vjedhur tre lokale, një market, dhe një automjet duke marrë pije, sende të ndryshme.

Tre shtetasit M.P., 17 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike të kësaj shkolle, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim prej një jave, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Nga veprimet e para hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi edhe i 4 rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta persona gjatë muajit mars, konkretisht:

– Më datë 01.04.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit H. H., pije e sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

– Më datë 30.03.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L. M., pije dhe sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

-Më datë 27.03.2020, kanë hyrë në lokalin e shtetasit E. Xh., ku kanë marrë çelësat dhe kanë vjedhur mjetin tip BMË.

– Më datë 25.03.2020, kanë vjedhur në marketin e shtetasit M. S., sende dhe produkte të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *