Fabion Kuçi i njohur si “Gucci” i TikTok-ut, është plagosur mbrëmjen e së hënës në lagjen Nr. 9 të qytetit bregdetar të Durrësit, e njohur si lagja e Re.
Ai ka marrë plagë në parakrah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në spital.
Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e sulmit dhe është angazhuar për arrestimin e tij.
Sipas burimeve, shkaku i ngjarjes ka qenë një debat banal që ka lindur për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.




