Durrës/ Kthen dyqanin në shtëpi por paguan energjine si të ishte biznes

Jemi vendosur në lagjen nr. 13 në Durrës, në zonën e plazhit.Violeta Çela, banuese në këtë qytet, tregon se në vitin 2006 bleu një dyqan, të cilin e përdori për 6 muaj në 2010-ën e dhe më pas e mbylli. U largua për në Greqi, ku jetoi dhe punoi dhe u kthye në vitin 2022 në Shqipëri, ku vendosi, që dyqanin ta kthejë në shtëpi. Në shkurt 2023 bën një kërkesë për të ndryshuar faturimin e energjisë elektrike nga biznes në familje. Kanë shkuar punonjësit e oshee, e kanë verifikuar, kanë bërë foto dhe më pas i kanë thënë, se duhet të presë. Por pas një viti ende nuk është bërë ndryshimi.Në zyrën e Kujdesit ndaj Klientit në Durrës dhe i thonë, se kërkesa është refuzuar, pasi nuk hapen fotot, edhe pse ka bërë dy aplikime.Në Drejtorinë Qendrore të Oshee Ardian Kola, Drejtor i marrëdhënieve me publikun, shprehet, se ka pasur një problem në sistem, por problematika do të zgjidhet dhe madje zonjës i lind e drejta e kreditimit, për të rregulluar pjesën e paguar më tepër nga momenti i verifikimit të parë.

Të Fundit