Dy denoncime janë bërë në Policinë e Durrësit, nga dy burra. Të dy kanë denoncuar se bashkëshortet u janë larguar nga banesa dhe nuk kanë asnjë njoftim prej tyre.
Denoncimi i parë është bërë nga 38-vjeçari, D. P., banues në Shënavlash, Durrës. Ai ka deklaruar se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, I. S., 35 vjeçe, banues në Shënavlash.
Ndërkohë, denoncimi tjetër është bërë nga 23-vjeçari K.S., banues në Kavajë. Edhe ai ka deklaruar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, E. S., 20 vjeçe, banuese në Kavajë.