5 vajza nga shtete të huaja po ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Durrës.
Mes tyre, bën me dije Policia, është dhe 24 vjeçarja Darjana Linares e cila u hodh nga kati i dytë i hotelit ditën e djeshme, por shpëtoi duke rënë mbi çadrën e një lokali. Ishte pikërisht një nga klientët e saj ai i cili u arrestua si autor i ngjarjes, Ismet Zoto nga Shijaku.
Siç mësohet nga blutë, të rejat konsumonin edhe drogë brenda kësaj banese. 5 vajzat janë nën hetim, ndërkohë që edhe ditën e Martë tentuan t’i arratiseshin Policisë.
Procedohen penalisht 5 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike. Procedohet penalisht 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë. Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike. Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen D. L.”, thotë Policia.