Delegacioni Evropian në Shqipëri përmes një postimi në “X” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel ku i pranishëm ishte kreu i SPAK, Altin Dumani. Takimi u zhvilluar Qendrën e Politikave Evropiane, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori i njësisë për strategjinë dhe koordinimin e zgjerimit në DG ENEST, Giulio Vennerin.
Në takim u theksua roli kyç i SPAK në reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri dhe integrimin në BE. Dumani gjatë takimit gjithashtu theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion kryesor i reformës së drejtësisë në Shqipëri, bazuar në pavarësi, profesionalizëm, qëndrueshmëri institucionale, bashkëpunim ndërkombëtar dhe besim publik.
“Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh integritetin mbi cinizmin, dhe kur institucionet ndërtohen jo për rehati politike, por për shërbim publik. Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet.
Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar
Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar,” tha Dumani.
Venneri theksoi se SPAK-ut është një kontribues i madh në besueshmërinë e Shqipërisë në procesin e pranimit në BE. Sipas tij ky proces është ndërtuar mbi rezultate konkrete, zgjerimin e kapacitetit teknik dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë
“Kur vendet zbatojnë vërtet reformat, BE-ja jep rezultate në këmbim”, tha Venneri.
An engaging discussion last week at one of Brussels’ leading think tanks, the European Policy Centre, with Altin Dumani, Albania’s chief special prosecutor, and Giulio Venneri, deputy head of unit for enlargement strategy and coordination at DG ENEST, highlighted SPAK’s key role… pic.twitter.com/7HLybzCFE2
— EU in Albania (@EUinAlbania) November 24, 2025



