Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani tha se besimi i qytetarëve ndaj SPAK është rritur dhe këtë e dëshmon rritja e numrit të denoncimeve nga publiku.
Deklaratat e Dumanit u bënë në konferencën e nivelit të lartë “Forcimi i Integritetit Gjyqësor”, ku janë mbledhur krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.
“SPAK është një institucion i besuar nga qytetaret, janë rritur denoncimet/referimet nga publiku…Çdo vendim i SPAK është i mbështetur në ligj”, tha mes të tjerash Dumani.
Dumani theksoi se SPAK është i angazhuar në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa shtoi se për prokurorët e SPAK ka pasur mbështetje edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
“Partnerët tanë kanë kontribuar ndjeshëm. Ne jemi të ndërgjegjshëm se duhet të tregojmë rezultate dhe integritet. Shumë faleminderit për mundësinë që na dhatë.