“Duke të prekur kudo, ta heq sikletin”/ Del biseda e plotë e mësuesit me nxënësen: Nga unë s’të del gjë

Mësuesi i lëndës së artit pamor në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në Korçë i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së tij të mitur. Janë siguruar disa nga këto mesazhe, që për arsye etike nuk mund të publikohen të plota.

Mesazhet, sipas grupit të hetimit, rëndojnë së tepërmi situatën për mësuesin Bledar Duro. Gjithnjë sipas grupit hetimor mësuesi i arteve pamore prej më shumë se dy muajsh shkëmbente mesazhe me njërën prej nxënëseve të kësaj shkolle.

Grupi i hetimit shton se nxënësja është pjesë e klubit të pikturës në shkollën “Sotir Gura”, duke mundësuar kështu të qëndronte përtej orarit të mësimit me mësuesin Bledar Duro.

45-vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia, pasi dyshohet se, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, ka ngacmuar dy 14-vjeçare.

  

Të Fundit