Duke ecur në rrugë e përplas traktori… 12 brinjë të thyera dhe tani duan t’i ngecin fajin

Në prill 2025, në fshatin Metoq të Sarandës, një grua u aksidentua rëndë nga freza e një traktori, duke përfunduar në një kanal vaditës, teksa ecte buzë rrugës. Traktori drejtohej nga një 75-vjeçar, që nuk kishte leje drejtimi. Gruaja pësoi fraktura të shumta, përfshirë 12 brinjë të thyera dhe ndodhet ende në shtrat pas katër muajsh.Bashkëshorti i saj pretendon, se ngjarja është manipuluar nga ekspertët, të cilët sipas tij, po përpiqen ta nxjerrin gruan fajtore. Dyshohet, se eksperti autoteknik Andrea Baxheri, ka shtuar gjurmë të një traktori tjetër në vendin e ngjarjes, për të ndryshuar dinamikën e aksidentit. Ndërkohë, eksperti mjeko-ligjor e ka klasifikuar aksidentin si “me dëmtime të lehta”, pavarësisht gjendjes së rëndë të zonjës.Rasti është denoncuar në emisionin “Stop” dhe kërkohet ndërhyrja e prokurores Hava Memko, për të urdhëruar një riekspertim autoteknik dhe mjeko-ligjor, si dhe hetim mbi dyshimet për manipulim të provave.

Të Fundit