Duhet të ruhet sekreti hetimor! Basha flet pas daljes nga SPAK…

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi pas daljes së tij nga ambientet e SPAK se i duhet të ruaj sekretin hetimor, duke mos dhënë më shumë detaje teksa pyetet mbi arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

“Informacioni se për cilën çështje jam thirrur iu lutem ta merrni drejtpërdrejtë të institucioni, sepse ligjërisht duhet të respektoj sekretin hetimor.

Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje. Konferenca për shtyp një herë tjetër”, tha Lulzim Basha.

Të Fundit