Shqipëria është një hap më pranë me Bashkimin Evropian.
Ditën e sotme, 17 dhjetor, vendi ynë mbajti konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel, ku u hapen zyrtarisht negociatat për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’.
Delegacioni shqiptar kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një prononcim tha se synohet që brenda vitit 2025 të hapen të gjithë kapitujt.
Në Bruksel, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
I pari e mori fjalën ministri Szijjártó, i cili tha se dëshiron të shohë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Szijjártó theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Union do të forconte edhe Bashkimin Evropian.
Szijjártó: Nën presidencën hungareze kemi arritur që ta përshpejtojmë dhe sa na përket ne jemi fqinjë të Ballkanit Perëndimor dhe i kuptojmë shumë mirë shqetësimet e rajonit dhe rëndësinë e paqes, sigurisë, zhvillimit në Ballkanin Perëndimor. Kemi pritur për aksesin për gati 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur. Ne i detyrohemi njëfarë respekti këtyre vendeve dhe ky proces i ka pasur datat të shtyra dhe nuk kishte asgjë tjetër përveçse bllokimit dhe për gati për 50 vite nuk kemi parë as marrjen e masave as hapa të mëtejshëm drejt zhvillimit. Ndaj duam që të gjitha vendet e BP të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Që nga viti 2009 Shqpëria e ka paraqitur kërkesën, në 2014 mori statusin e vendit kandidat dhe në vitin 2022 filluan negociatat dhe themeli i negociatave filloi këtë vit nën presidencën hungreze. Në dy muaj kemi pasur dy koferenca ndërqeveritare, dy grupkapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Kjo paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe Bashkimin Evropian. Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 grup-kapitujt. Po e hapim këtë grup kapitull sot që Shqipëria të ecë përpara. Anëtarësimi i Shqipërisë do të forconte edhe BE duke parë progresin ekonomik që ajo ka bërë.