“Dua të jem në Kuvend për të vijuar fort betejën për të moshuarit dhe të ardhurat e tyre”, kështu shprehet deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, deputeti socialist ka theksuar se fokusi i tij do të jetë rritja e pensioneve dhe përmirësimi i të ardhurave për pensionistët, një çështje që ai e konsideron si një betejë të nderit dhe dinjitetit.
Ai sqaron se gjithmonë e ka bërë betejën për moshën e tretë, madje që nga viti 2016 me ministrat e Financave (mes tyre Arben Ahmetaj), për të cilët tha se kishin frikë nga shifrat dhe në fund linin pjesën më të madhe të buxhetit pa përdorur, duke dëmtuar pensionistët me bonusin.
“Ju thashë qe do jem ne beteje! Betejat duan kohe ndaj duhet zgjuar herët! Betejat duan thelb, përmbajtje! Dua te jem ne kuvend për te vijuar fort betejën për te moshuarit, te ardhurat e tyre, pensionet e tyre; një beteje nderi, dinjiteti e mirëqenie për ta!
Tani do me hidhen ne fyt te fortët e rrjetit “aty ishe, perse nuk e bere”; janë te gjithë ata qe nuk e dine kush je, çfarë ke bere e si e ke bere, si ke votuar.
Por natyrisht, jam gati tu dëshmoj te gjithëve se çfarë kam hequr tu shkul nga mendja ministrave te financës, ekuilibrin buxhetor te numrave ngulur ne koke si frike por edhe si rehat; nga 2016-ta e këtej për te mbrojtur një bonus te larte për te moshuarit, kur reforma e pensioneve nuk zgjidhi hallin e madh te te ardhurave te ulëta për te gjithë ata qe kishin dale ne pension para saj-reformës; përballë me ministra qe “kujdeseshin” për buxhetin e ne fund te vitit linin pa përdorur 40, 50, 60, 100, 430 milionë euro pa përdorur!
Do ta bej këtë beteje ne kuvend, ketë here pa rregulla, pa pyetur për to; boll kam dëgjuar, pritur, analizuar, reflektuar e fundi ka qene pa vendim, duke pritur te mendohen e mendohen ministrat!
Nuk ka me kohe për ata qe janë me keq sot, por nuk ka me kohe as për ata qe janë me mire sot e do jene ne pension nesër! Kjo begeje nis punëdhënësit e mëdhenj, ata qe kane grumbulluar numrin me te madh te punonjësve, ata qe gënjejnë me shume, bëjnë evazionin me te madh e qe nuk lenë pensionistet te marrin atë qe ju takon; me ta e kush ju del për zot është kjo beteje!
Për çdo te moshuar, përfshirë dhe prindërit e mi, secilin qe merr me pak apo pension 20 mije leke! Arsyeja për te qene deputet nuk ka lidhje me te berit ministër; po me përfaqësimin e njerëzve!”, shprehet Braçe.