Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri.
Duket se ylli e shijon bregdetin shqiptar, me bukuritë që ofron, por edhe për ushqimet tradicionale apo shoqërinë e mirë.
Shpesh Dua e ka përmendur Shqipërinë dhe Kosovën si dy vende që duhen vizituar, ndërsa në një intervistë me një media amerikane ‘iherartradio’, e pyetur se kush është vendi i preferuar për të kaluar pushimet, ajo u përgjigj: Jugu i Shqipërisë. “Ose Ibiza”, shton më tej .
Videon e ka publikuar edhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila shkruan: “Dua Lipa zgjodhi Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024″.
Këngëtarja ka luajtur një rol në rritjen e turizmit në vitet e fundit në vend, pasi në postimet e saj të shumta në Instagram, Dua u ka treguar fansave që ndodhet në Shqipëri. Edhe në mundësitë që i jepen në programe të ndryshme televizive, ajo flet për origjininën e saj.