Ashtu si dhe premtoi, Dua Lipa do të festojë me shqiptarët Ditën e Flamurit. Këngëtarja me famë botërore pak minuta më parë ka bërë me dije se më 28 Nëntor do të jetë në Tiranë.
Përmes një videomesazhi anglisht dhe shqip drejtuar fansave të saj të shumtë, Dua shprehet se do të rikthehet në Shqipëri për koncert dhe mezi po e pret.
“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, tha Dua.