Një mbledhës plehrash, 59-vjeç, u arrestua në Romë për dhunë seksuale dhe shpërndarje të paligjshme të imazheve apo videove me përmbajtje seksuale. Dyshohet se ai ka dhunuar seksualisht 3 gra në periudhën midis muajit shtator 2022 dhe muajit janar 2023, të cilat janë droguar, përdhunuar dhe fotografuar.
3 grave gjithashtu u kishte dhënë edhe pilula gjumi. Hetimet nga Prokuroia e Tivolit për këtë ngjarje kanë nisur pas një ankese të njërës prej grave të abuzuara seksualisht, raporton Tgcom24
“Në telefonin e 59-vjeçarit janë gjetur pamjet e viktimave që i janë nënshtruar dhunës seksuale. Një nga gratë e dhunuara i tha policisë se e kishte njohur në rrjetet sociale dhe se pas një takimi të shkurtër e kishte ftuar në shtëpi për një mbrëmje romantike gjatë së cilës dyshohet se 59-vjeçari e kishte abuzuar pasi e kishte droguar.
59-vjeçari u arrestua në shtëpinë e partneres së tij të re, në lagjen Casilino, e cila u transferua direkt në burgun Regina Coeli”.