Policia e Vlorës ka arrestuar një 40-vjeçar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Në pranga u vu shtetasi R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi 3 ditë më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.
Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.