Drogë dhe armë dhe mina me telekomandë/ Policia finalizon disa operacione në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “All in”, në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.

Gjatë operacionit u arrestua një 44 vjeçar, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi një 45 vjeçar, të dy banues në Tiranë.

Në banesën e 45-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan 5 armë, një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Ndërkaq, forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në një garazh në rrugën “Besim Alla”. Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare dhe 3 aparate celulare.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Trafiqet e Paligjshme, të DVP Tiranë.

Të Fundit