Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta ndajë këtë lajm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë quan lajm të mirë, faktin se Zelënsky do të flasë në Kuvend në orën 13:00.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtëpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kuvendi do të mblidhet sot në seancë të posaçme, ndërsa pritet që presidenti ukrainas të njoftojë mbi situatën e luftës në vendin e tij si dhe të shprehë mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë.
Vendi ynë, anëtar i NATO-s ka dënuar vazhdimisht agresionin e Rusisë në Ukrainë, ndërsa i është bashkuar aleatëve perëndimore me sanksione ndaj Moskës.