Drejtoria e Burgjeve konfirmon: Erion Veliaj do jetë prezent fizikisht në 31 Tetor

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar zyrtarisht për Euronews Albania se janë marrë të gjitha masat për kryebashkiakun e shkarkuart të Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të zhvillohet më 31 tetor.

Në përgjigjen zyrtare dërguar redaksisë sonë, institucioni bën me dije se:

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese.”

Të Fundit