Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati pas riparimit të defektit të tubacionit ka deklaruar se situata është normalizuar dhe mbetet nën monitorim.
Ai shton se dëmtimi ishte vërtet i madh dhe ishte i nevojshëm angazhimi maksimal. Murati thekson se paisja është vendosur dhe qyteti po furnizohet gradualisht me ujë.
“Paisja e vendosur tashmë është në rregull. Është monitoruar situata dhe jemi ok. Po furnizohet një pjesë e qytetit, ndërsa depot janë duke marrë ujë, teksa në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet. Ishte një dëmtim shumë i rëndë , por tashmë mund të themi që jemi në fund të avarisë fatmirësisht. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Ndjesë qytetarëve për problematikën. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë”, ka deklaruar Drejtori i Ujësjellësit Vlorë.



