Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Gjatë ceremonisë, ministri Bledi Çuçi vlerësoi punën e bërë gjatë 30 viteve të Rrumbullakut, duke u shprehur se ai ka qenë një nga punonjësit më të paktë në policinë e shtetit që ka krijuar dhe ka ruajtur integritet të lartë moral dhe profesional.
“Zoti Rrumbullaku, në gjykimin tim, është nga të pakët punonjës të policisë që në këto 30 vite ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe një figurë me integritet të lartë profesional. Është nga të pakët oficer policie që ka qenë në këtë pozicion e që e ka pasur këtë integritet.
Dua të them vetëm një mesazh për zotin Rrumbullaku, ju sot do të merrni në dorëzim flamurin e organizatës, ne respektojmë shumë flamur të vendeve të tjera, dikë më shumë e dikë më pak, në një moment historie mund të ndryshohen dhe flamujt që i respektojmë më shumë a me pak, por atij të cilit japim jetën është shqiptari.
Këtë mos e harroni çdo ditë të punës tuaj, jam i bindur se do e realizoni me sukses këtë detyrë.”- u shpreh ministri.