Drejtori i Policisë së Tiranës: Ndërhymë pas thirrjes së drejtuesve të PD, u rrezikohej jeta.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dha një prononcim për mediat lidhur me ndërhyrjen e “bluve” në selinë e PD. Ai u shpreh se u ndërhy pas thirrjes së drejtuesve të PD se u rrezikohej jeta.

“Ju ishit të pranishëm vetë që veprimet e protestuesve ishin të dhunshme. Nga brenda selisë së PD erdhi njoftimi që rrezikohet jeta. Ne vlerësuam që rrezikohet jeta, dhe vepruam në bazë të ligjit. Protesutesit që kanë përdorur akte dhune do mbajnë përgjegjësi para ligjit. Është i dëmtuar lehtë një punonjës policie dhe një qytetar. Ndërhymë kur vlerësuam se rrezikohet jeta. Rrezikohej jeta e cdo qytetari, jo vetëm deputeti”, thuhet në deklaratë.

I pyetur se si është situata në selinë blu ai u shpreh: “Do qetësohet. Paraprakisht është e qetë. Nuk do ta ruaj policia PD-në. Ne do kryejmë veprimet e duhura dhe do largohemi”.

Kujtojmë se në selinë dhe oborrin e PD, është hedhur gaz lotsjellës nga Lulzim Basha, në sasi të konsiderueshëm, duke krijuar probleme shëndetësore për persona brenda dhe jashtë selisë!

Të Fundit