Jemi në fshatin Shkafanë në Durrës në shkollën 9 vjecare “Xhelal Shtufi”, pasi drejtoresha Elena Durmishi ka rezultuar jokaluese në 3 raunde provimi në shkollën e drejtorëve, e për pasojë, nuk duhet të ishte drejtuese e këtij institucioni. Por ajo vetë gënjën, duke thënë, se e ka filluar shkollën e drejtorëve në shtator të këtij viti. Ne u drejtuam në Drap Durrës ku na thonë, se zonja Durmishi, sapo të mbaroje riorganizimi i Drap Durrës dhe të bëhen konkurset, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në konkurim dhe do ketë drejtor të ri sipas procedurave. Pas kësaj, shkojmë në shkollën 9 vjecare “Rexhep Mezini”, ku drejtori Altin Dervishi, vetë i komanduar prej 1 viti, ka vënë si nëndrejtoreshë zonjën Laureta Kulla. Në takimin me drejtorin, ky i fundit u përpoq të gënjejë, por në fund pranoi, që nuk ka kërkuar një datë për konkurs për këtë pozicion. Këtë problematikë e adresuam në Drap Durrës, ku na u premtua verifikim i situatës dhe na u komunikua, se do të ketë konkurs për pozicionin e drejtorit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]