Të premten transmetuam një problem në shkollën e Mesme të Bashkuar “Mihal Nako”, në Fier-Seman.Rivier Belliu, mësues në këtë shkollë, denoncoi largimin nga shkolla të një nxënësi me aftësi të kufizuara. Emiljano Lici, qershorin e kaluar mbushi 18 vjec dhe nisi vitin shkollor në shtator, por në 27 tetor e larguan, duke thënë, se kishte mbushur moshën. Rivier Belliu tha, se Emiljano Lici është nxënës shumë i dashur me sindromën down dhe epilepsi. Ai është jetim dhe jeton me babain dhe vëllain e sëmurë.Titullarja e shkollës, u justifikua, duke thënë, se ka zbatuar udhëzimin për kriterin e moshës. Drejtori i ZA Divjakë, Llazar Stase tha, se problemi u kap me vonesë dhe fajin e ka drejtoresha e shkollës.Stase u shpeh, se djali u largua për sjellje agresive, ndërkohë që punonjësja sociale e shkollës dhe e njësisë, sqaroi, se këto dy muaj kanë ardhur ankesat për djalin dhe jo më parë.Pas transmetimit të këtij rasti, i menjëhershëm ishte reagimi i MAS. Ministrja Evis Kushi shprehet, se drejtoresha e shkollës dhe drejtori i Zyrës Arsimore të ZA-së Divjakë janë pezulluar ndërsa nxënësi Emiljano Lici i rikthehet bankave të shkollës qysh këtë të hënë. Ditën e djeshme “Stop”, bashkë me titullaren Flutura Mece, të Drapt Fier, inspektoren e arsimit, mësuesin ndihmës si dhe psikologun e shkollës, e dërguan në shkollë Emiljano Licin.
- +355 67 220 8888
- [email protected]